Home * Lajme * Vuçiq: Nuk mund të humbas kohë për ata që dorëzuan Kosovën në duar të shqiptarëve

Vuçiq: Nuk mund të humbas kohë për ata që dorëzuan Kosovën në duar të shqiptarëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për agjensionin Tanjug,  duke folur rreth zhvillimit të fundit dhe synimit për vendosjes e dënimit me burg të përjetshëm për ata që kryejnë vrasje të shumëfishta dhe vrasje ndaj fëmijëve, është ndal edhe rreth çështjes së Kosovës.

“ Nuk mund të humbas kohë për ata që dorëzuan Kosovën në duar të shqiptarëve” ka thënë sot Vuçiq në deklaratën dhe përgjigjen e letrës së hapur që kanë dërguar organizatorët e protestës, -transmeton “Bota Sot”.

” Kam lexuar predikimet që mi mbajnë Jeremiç, Gjilas dhe Obradoviç”, ka thënë Vuçiq në konferëncën e mbajtur me këtë rast duke shtuar: ” kam qeshur , është aq e marrë. Ata që kanë dorëzuar Kosovën në duar të shqiptarëve, që kanë vendosur kufinj në Jarinje edhe Bernjak, që sollën vendimin e Gjykatës në dobi të shqiptarëve, që kanë kanë bart çëshjten nga OKB në BE, që sollën formalisht pavarësinë e Kosovës, ata të mbajnë ligjëratë për Kosovën, në këtë nuk di të përgjigjem”.

Ndërsa në fund Vuçiq ka theksuar se : vetëm kam shikuar edhe i kam thënë vetës “ hajde shko puno punën tënde përgatit masat kundër korrupsionit” tha ai./Botasot

loading...