Lajme

Video / Ilir Vrenozi: ‘Bar dot nuk hamë, çohu ta rrëzojmë këtë sulltan’

Teksi poezisë:

Nëse do të jetosh i lirë dhe beson të vetja vertetë bashkohu me dëshirë më datën 16

Ti që rri në heshtje dhe rri te shtëpia bashkohu me kureshtje, mëso se ç’është liria

Lufto për veten tënde, familjen edhe vlerat, mëso shiko me endje në kosh kur hidhen plerat

Kur jemi të bashkuar në emër të lirisë, shpresat mbajmë zgjuar. nder i bëjmë Shqipërisë

Ti që rri në lolal dhe shikon nga televizori, çohu dhe thuaj ndal këti lloj diktatori

Iu drejtohem atyre që akoma nuk kanë vendosur të çjerrin prej fytyre varfërinë për ta varrosur

Mendoni familjen tuaj dhe varfërinë, askush me ne të mos luaj, të lejmë Shqipërinë

Unë që ju drejtohem vuaj njëlloj si ju por kurrë nuk dorëzohem dua të vdes këtu

Ky është vendi jonë dhe jo i kusarëve, çohuni sa nuk është vonë Shqipëia e shqiptarëve

Nëse rrimë në heshtje, tulatur dhe nuk flasim, lirinë do kemi etje, ëndrrat do na i vrasin

Mos shikoni partitë, në djall të shkojnë të tërë, sa keq po vdesim përditë si delet na kanë bërë

Unë nuk shkoj pas Lulzimit as pas Monikës, unë shkoj pas Perëndimit dhe ndal ti themi frikës

Dele po na thonë, bar dot nuk hamë,çohu sa nuk është vonë të rrëzojmë këtë sulltan”, reciton Vrenozi në videon e mëposhtme.

, vrenozi

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close