Kulturë

Vajza e aktorit të ndjerë iu kthehet komentuesve: Nuk do qaj se thoni ju

Pak javë më parë aktori i njohur amerikan Luke Perry ndërroi jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Aktori i njohur për rolet e tij në seriale e sidomos në “Beverly Hills 90210” ka lënë pas dy fëmijë një vajzë dhe një djalë.

Duket se ndjekësit në rrjete sociale e kanë kritikuar vajzën e tij, Sophie, pasi nuk po mban zi në mënyrën e duhur. Pas këtyre komenteve ajo ka shpërthyer në rrjete sociale duke thënë:

“Po jam e lënduar dhe e mërzitur dhe qaj për atë që i ka ndodhur babait tim. Por nuk do të qëndroj e mbyllur brenda në dhomën tim dhe të qaj deri sa komentuesit në rrjet të vendosin se kur duhet të pushoj. Nëse e njihnit babain tim do e kuptonit që ai nuk donte diçka të tillë. Kështu që as ju nuk duhet,”-ka përfunduar vajza e aktorit të ndjerë në rrjete sociale.

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

Close
Close