Home * Stil * Femër * Trejsi Sejdini: Në Tajlandë miset ishin xheloze për mua

Trejsi Sejdini: Në Tajlandë miset ishin xheloze për mua

Trejsi Sejdini e cila vitin e kaluar u shpall “Miss Universe Albania”, ka deklaruar për emisionin “Fun Day” se vajzat në Tajlandë kanë patur xhelozi për të.

Përveç eksperiencës së bukur, ajo rrëfeu se tajlandezët bënin tifo për Trejsin dhe jo për vendasen e tyre, kjo ka ndikuar që të injorohet keq nga vajzat.

“Një miss nuk duhet të jetë egoiste. Në qoftë se ti shfaq një grimcë egoizmi brenda vetes, next, tjetri. Reagime drejt për së drejti, ndoshta kur kemi qenë në prani të produksionit, jo. Por kur kemi qenë personalisht, nuk është se kam pasur një reagim konkret, por që thjesht nuk më kanë kushtuar rëndësi. Unë kam qenë prezente dhe unë kam qenë inekzistente në të njëjtën kohë për vajzat”, ka thënë ndër të tjera Trejsi.

loading...