Home * Art & Kulturë * Thënie nga Leo Tolstoy

Thënie nga Leo Tolstoy

I njohur më së miri për dy kryeveprat e tij, “War and Peace” dhe “Anna Karenina”, Leo Tolstoy (emri i plotë: Lev Nikolayevich Tolstoy) ka qenë shkrimtar rus i cili njihet si një nga autorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

I lindur në vitin 1828, Leo Tolstoy kishte ardhur nga një familje aristokrate ruse dhe, ndonëse mund ta imagjinoni se ka jetuar një jetë luksoze, ai faktikisht ka pasur një të mbushur me dhimbje. Nëna i kishte vdekur para se t’i mbushte 2 vjet, babai i kishte vdekur kur Leo kishte qenë 9 vjeç, ndërkaq gjyshja i kishte vdekur menjëherë pas babait.

Tragjedia nuk ishte ndalur aty. Edhe gardiani i radhës i kishte vdekur në vitin 1941, kështu ai ishte shpërngulur për t’u kujdesur nga një familjare tjetër.

Pavarësisht se ishte rrethuar me vdekjet e më të dashurve, Leo kishte provuar t’i ruaj momentet më të lumtura të fëmijërisë. Puna e tij shpeshherë përshkruhet si copëz e jetës dhe ai ishte njohur si lloji i personit që e kishte shikuar dikë në sy vetëm për t’ia kuptuar mendimet e pathëna.

Tolstoy kishte pasur ndikim të madh edhe në personalitetet e mëdha si Mahatma Gandhi dhe Martin Luther King.

Më poshtë i keni disa thënie të Tolstoy-it, të cilat i eksplorojnë të gjitha aspektet e jetës:

– “E vërteta, njësoj sikurse ari, nuk fitohet nga rritja e vet, por duke e pastruar nga çdo gjë që nuk është ari”

– “Çdo njeri mendon ta ndryshojë botën, por askush nuk mendon ta ndryshojë vetveten”

– “Respekti është shpikur për ta plotësuar hapësirën boshe ku do të duhej të ishte dashuria”

– “Është e mahnitshme sa i plotë është deluvioni që bukuria është mirësi”

– “Nëse dëshironi të bëheni të lumtur, bëhuni”

– “Mund ta dashuroni një person të afërm me dashuri njerëzore, por një armik mund të dashurohet vetëm me dashuri hyjnore”

– “Le ta falim njëri-tjetrin – vetëm atëherë do të mund të jetojmë në paqe”

– “Detyra e secilit person në jetë është të bëhet vazhdimisht person më i mirë”

loading...