Mistere & Alienë

Tekstet e lashta na flasin në gjuhën e një shkence dhe të një bote përtej nesh!

Shkruan, Fabiol Kurti

Vepra kryesore e Kabalas është libri “Sohar” i shkruar në gjuhën aramaike. Ky libër konsiderohet si vepër e Simon Bar Johai në 130-170 pas erës sonë, por është shkruar për herë të parë rrethe shekullit të 13 nga Moisi De Leon në Spanjë dhe i botuar për herë të parë në Kremona në vitin 1558.

Ne kete liber permendet bashkebisedimi i nje banori te tokes dhe nje banori te botes “Arkva”. Nga biseda mesojme qe pasi toka ish shkaterruar prej zjarrit, disa njerez qe i shpetuan katastrofes nen udheheqien e liderit te tyre Jose-n, takuan nje te huaj i cili papritmas doli nga nje e care e nje shkembi.

Ai dallonte per nga pamja me njerezit. Lideri Jose qendroi perballe te huajit dhe e pyeti se nga ishte, e nga vinte? -I huaji u pergjigj: “Jam banor i botes Arkva”. -Jose, i shtangur e pyeti: “A ekzistojne gjallesa te tjera ne “Arkva”? -I huaji u pergjigj: “Po.

Kur ju pashe qe po afroheshit, dola nga shpella qe te mesoj emrin e botes ne te cilen arrita”. Me pas i huaji filloj te tregoje per boten nga ku kishte ardhur, qe ne boten e tij stinet e vitit jane te ndryshme nga ketu ne toke, qe zhvillimi i bimeve dhe procesi i tyre biologjik zgjat disa vjet, qe pozicionimi i yjesive eshte me i ndryshem nga kendveshtrimi i ketushem…

Sigurisht qe nga biseda midis nje banori te “Arkvas” dhe nje tokesori vihet ne dukje se vizitori i ardhur nga nje galaktike tjeter sheh pozicionimin e yjeve nga nje kendveshtrim me te ndryshem nga bota e tij, dhe qe stinet e vitit ai i perjeton ndryshe e qe zgjasin me vite, po ashtu dhe procesi i zhvillimit te bimeve eshte i ndryshem, nese nje frut ketu ne toke zgjate nje periudhe kohore prej disa muaj qe te mbyll ciklin biologjik te saj, ne boten e Arkva-s zgjat disa vjet. Dhe eshte mese e logjikshme pasi stinet zgjasin ne disa vjet qe do te thote se trajektorja qe ky planet kryen rreth diellit eshte disa here me e gjate sesa toka jone kryen rrethe diellit.

Atehere dhe bimesia qe duhet te zhvillohet aty duhet te jete e ndryshme nga e jona, e sigurisht kjo eshte mese e logjikshme dhe jo fantazi. Tekstet e lashta na flasin ne gjuhen e nje shkence e te nje bote pertej nesh, qe sa vjen afrohet e behet me e besueshme nga njerezit dhe qe njeriu nuk eshte i vetem ne univers.

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

Close
Close