Home * Lajme * Të irrituar studentët e FSHN-së shëmbin portën e jashtme të Juridikut

Të irrituar studentët e FSHN-së shëmbin portën e jashtme të Juridikut

Si fillim kanë qenë studentët e Juridikut, pastaj ata të Ekonomikut, por mesa duket bojkoti nga studentët po përshkallëzohet.

Para pak momentesh edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë nisur drejt Fakultetit Juridik në solidarizim me studentët që fjetën në mes të të ftohtit dhe që në mëngjes u përleshën me policinë.

Fillimisht nuk janë lejuar që të hyjnë, por të gjithë bashkë kanë shembur portën e jashtme të godinës dhe u janë bashkuar kolegëve të tyre studentë.

loading...