Lajme

Studentët: Policia ka bërë aksione me ne si në Lazarat

Studentët e ngujuar brenda  Fakultetit Ekonomik,  kanë pohuar se nuk janë lejuar të fusin  ushqim nga jashtë brenda ambienteve të fakultetit.

Ata kanë kritikuar ashpër policinë, ndërsa janë shprehur se aksione të tillë nuk i kishin parë as në operacionin e Lazaratit.

Një prej studentëve është shprehur për Neës24:

“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash jemi në grevë urie. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë  me qirinj. Kemi diskutuar përmes Ëhats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën.Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për vitin.”, tha ai.

Loading...

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close