Sport

Spostime ndeshjesh, plani dhe çmimet e biletave: java e 19-të në fokus

Rikthehet Superiorja. Gjithçka nis nga nesër, kur në Korçë Skënderbeu do të presë Partizanin kryesues. Bardhekuqtë do kërkojnë të rifuten në garën për titull dhe për këtë duhet marrë fitore. Mungesat janë të shumta, por nuk ka justifikime. Ndërkohë edhe biletat kanë dalë në shitje, sikurse ka njoftuar klubi korçar dhe kompania blinibileta.com. Një e re në lidhje me këtë takim është orari i ndeshjes: do të luhet prej orës 17:00 dhe jo në 18:00, siç ishte parashikuar në fillim.

E premte, më 25 janar 2019
Ora 17:00 | Skënderbeu-Partizani

ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 400 Lekë
Tribuna C – 300 Lekë
Tribuna E, D – 200 Lekë
SHITJA:
Biletat kanë dalë në shitje dhe mund t’i blini nga dita e martë pranë biletarisë te stadiumi “Skënderbeu”

Të shtunën luhet një takim tjetër mjaft interesant. Kukësi i vendit të dytë përballet me Laçin. Të dyja ekipet u mundën në Kupën e Shqipërisë nga Apolonia e Bylisi, por kjo është një tjetër ndeshje. Mes këtyre dy ekipeve gjithmonë ka pasur rivalitet të fortë. Edhe këtë herë pritet luftë sportive. Ndeshja luhet në Kamzë, çka u ofron mundësinë edhe tifozëve të jenë më shumë se zakonisht të pranishëm në shkallët e stadiumit.

E shtunë, më 26 janar 2019
Ora 14:00 | Kukësi-Laçi

E diela nis me një përballje mbijetese. Luftëtari, edhe pse është dobësuar ndjeshëm pas largimeve, është favorit kundër Kastriotit. Gjirokastritët nuk kanë rrugë tjetër veç fitores. Në javën e parë të kampionatit u surprizuan, këtë herë nuk mund të pranohet asnjë rezultat tjetër veç fitores.

Ora 17:00 ishte menduar të kishte vetëm një takim, atë Tirana-Kamza. Një ndryshim i detyruar spostoi edhe Teuta-Flamurtari në të njëjtin orar. Mjaft të forta priten këto dy ndeshje. Kamza e Gjokës do kërkojë të përsërisë veten, ndërsa Teuta e Shkëmbit do të ushtrojë presion te skuadra e kreut. Dy ndeshje për t’u parë.

E diel, më 27 janar 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Kastrioti
Ora 17:00 | Tirana-Kamza

ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna A1, A2, B1, B2 – 1000 Lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë
Tribuna H (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA:
Nga dita e shtunë (10:00-18:00) biletat në shitje te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”

Ora 17:00 | Teuta-Flamurtari

ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë
Tribunat C, E – 200 Lekë
Tribuna (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje të dielën pranë biletarisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close