Mistere & Alienë

Shqipëria me Edi Ramën, lojtare në shahun global të politikës

Kryeministri Edi Rama ka hapur një  ekspozitë në Gjermani, por këtë herë i është përkushtuar skulpturës dhe poçarisë. Me këtë rast ai ka dhënë edhe një intervistë për Die Wel.

Ai ka dhënë një mesazh për kancelaren Merkel’, duke i shprehur ‘dashurinë e madhe” për të dhe gjermanët, mesazh i cili shpreh qendrimin shqiptar pro evropian dhe drejtimit të saj nga Gjermania.

I pyetur se çfarë pune bën si kryeministër ndërkohë që shfaqet si artist, ai thotë;

“Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha”.

Gjithashtu ai ka nënkuptuar në mesazhet e tij se shqipëria edhe pse vend i vogël, është kthyer në një faktor në lojën e madhe të shahut botëror, për të marrë atë që në shekuj me rradhë i është vjedhur dhe mohuar.

Pyetjes së Die Welt se, “Çfarë do të thotë që të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?”, Rama i përgjigjet;

“Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon.”

Shpresojmë që Kryeministri Rama të zgjedh gjithmonë rrugën e drejtë, rrugën e kombit shqiptar.

Etiketat

Artikuj të ngjashëm

Close
Close