Mistere & Alienë

Qytetet Alba, në të gjithë Europën- histori e fshehur

Ka shumë rrugë për të dëshmuar popullimin e Italisë nga Pellazgo-Iliret, sot do ndjekim linjën GJUHESORE te ETIMOLOGJISE. Atë qe do kemi ne qendër te vëmendjes dhe që do përshkojë te gjithë ketë publikim do jete fjala “ALBA”.

Shqyrtimi I kësaj fjale do na ndihmojë te gjejmë gjurmët dhe lëvizjet e te pareve tanë ALBAN. Jemi ne periudhën fillestare te epokës se bronzit, (rreth 4000 BC. ose me mire 6000 vjet përpara) periudhe qe i përket zbulimeve shume te rëndësishme për qenien njerëzore dhe konkretisht për atë ILIRE. Shume pak është folur për faktin, se zbulimin e rrotës është një zbulim ILIR. ILIREVE i dedikohet edhe shpikja e monedhës e cila fillon pikërisht ne periudhën e bronzit.

. Nga toka mëme ILIRE, ILIRJANET do te lëvizin ne grupe te vegjël dhe pastaj ne masa njerëzish, duke bere lëvizje kolosale, ku meshkuj te fuqishëm, gra te vendosura, pleq te mençur dhe fëmije, do shkonin drejt perëndimit, drejt rrugës se diellit, (mos harrojmë se këtu lind dhe simboli i Diellit për ILIRJANET, DIELLI ishte me tepër se një simbol, ishte një udhërrëfyes). ILIRJANET, ky simbol i udhëhiqte drejt tokave te reja, te mistershme dhe aventurore. Kjo epoke, ishte një epoke madhështore, qe shume historiane i kane injoruar. Shkrimet antike ILIRE lenë shenje kudo ku ata shkojnë, krenaria e këtij populli kreator është e pa fundme, ngulin si flamurë emrat e tyre, mbi çdo toke te re qe ata shkelin.

—————–“QYTETET ALBA”—————-

Tashme ILLIRET kane krijuar një stabilitet ne tokat qe kane pushtuar, shtëpitë mund ti ndërtojnë me gurre te mëdhenj ose me te vegjël dhe me argjile, një siguresë e re është krijuar te ky popull. ALBANET=ILIRE, qe kane ardhur nga toka e shenjte ALBA, te cilët duke ndjekur yllin fatlum “SIRIO”, i cili është ylli i shenjte për ALBET.

Ne tokat e reja ALBANET krijuan qytete, te cilët i zbardhonin duke i lyer me gëlqere, këto qytete ishin te shndritshme si dielli i pare kur lindte dhe te bardha si një vizion i magjishëm dhe i mrekullueshëm. Lindin kështu “QYTETET ALBA”, qe vetëm ne gjuhen shqipe kane kuptim, (ALBA, është DJELLI qe lind ne agim). ALBANOI, janë banuesit e këtyre (“QYTETE ALBA”), “BANESA” ne gjuhen Shqipe. ALBANET ne te gjithë qytetet qe do krijojnë, do ti emërtojnë me fjalën “ALBA”, ku mbrapa shtesa qe do ti shtohet kësaj fjale, mund ta bëjnë me te pëlqyeshëm dhe me karakteristike, por duke mos i hequr vulën qe te lashtët tanë na i lanë si dëshmi, atë qe edhe sot e kësaj dite na tregon neve dhe te tjerëve: “KETU KANE SHKELUR ALBANET” .

Ne Shqipëri dhe ne Ballkan (qe dikur ka qene quajtur toka e PELLAGO-ILIREVE, e gjejmë emrin ALBEN ne Dalmaci, ALBONA ne lumin e Elbasanit. Duhet te kishte dhe me shume, por ne periudhën Romake, romaket i shkatërruan te gjitha dhe faktet dëshmojnë, pasi ekzistonte ALBA LONGA qe ndodhej ne kodrat ALBANI dhe ALBANOPOLIN ne ALBANI. Dëshmitaret e këtyre shkatërrimeve, janë shkrimtaret e antikitetit, si Tolomeo, qe na kujton malin ALBANUS, ndërsa Straboni na kujton një mal tjetër, atë ALBIA.

Por nga toka e shenjte e ALBANEVE-SHQIPERISE, toka e ALBANEVE, banuesit e “QYTETEVE ALBA” do ti përhapin ato ne te gjithë Europen e jugut, ku do gjejmë një shpërndarje të madhe. Ne këto qytete, ILIRIANET, ne ushtrimin e artit tregtar, ky profesion i çonte te bënin udhëtime te gjata dhe aventuriere, kjo lloj politike e shtynte ketë popull vital dhe antik, te krijonte rruge te reja, qytete te reja dhe qendra tranzitore e te ndërmjetme.

Ne ketë mënyrë, “QYTETET ALBA” hapen dhe shpërndahen edhe ne vendet e largëta te Europes, si ne Britani të Madhe (Angli), duke mare stagno (kallaje [metal i bute për te ri veshur enët e bakrit, qe shërbejnë për ta ruajtur nga oksidimi]) dhe çonin amfora te çmuara me vere.

Ne Angli, ne ALBIONE do gjejmë qendra tregtare te lulëzuara dhe te suksesshme si ALBJ, ALBOURNE, ALBOURG, ALBAUSTON, ALBURY, ku ILIRET i krijuan si qendrat e tyre, për te mundësuar qëllimin tregtar dhe te progresit. Për te siguruar një tregti sa me te suksesshme, ILIRET, krijonin impiante dhe magazina, apo mbillnin vreshta ne vendet me interes strategjik dhe tregtar, siç është rasti i Champagne.

Popujt ILIRIKE transferohen ne gadishullin Britanik dhe krijojnë bazat e tyre si dhe “QYTETET ALBANE” ne ALBY e ne SAINT ALBAN. Siç e thashë dhe me sipër shpërndarja dhe sedjamentet e ALBANEVE-ILIRIK është e mahnitshme, te cilët kësaj radhe do ti gjejmë ne France, si ne rastin e ALBI e ALBICI, ku konkretisht do ti gjejmë edhe ne Pirenei. “QYTETE ALBA” krijohen edhe ne harkun e gjirit te Provences.

Fise ALBANE arrijnë ne lumin ALBANE ne Dizhon, ne ALBIGNJ te Lionit, ne ALBENS te Chamberj-it dhe ALBAN e ALBI te Tuluzit. Edhe deri ne Savoia ne ALBY dhe ne Zvicër ne ALBIIS e ne ALBINEN, duke sjelle me vete fidane dhe vreshta rrushi te origjinës ILIRJANE, duke i dhënë gjallëri gjithë zonave ne peme te mrekullueshme me fruta dhe vreshta rrushi.

Por vendbanimet e antikitetit ILIRJANE, (“QYTETET ALBA”) do ti gjejmë me te shumta ne kodrat, fushat dhe ne malet para Alpeve te famshme Italike, te cilat janë te ekspozuara ne mënyrë harmonike ndaj diellit, (shikoni se sa respektonin faktorin DJELL, ILIRJANET-ALBANET, jo vetëm si faktor mit, por dhe ne aspektin tregtar dhe agrokulturor, te gjitha këto “QYTETE ALBA”, nuk lindin rastësisht, por kane një skeme te detajuar dhe te projektuar me mjeshtëri nga stërgjyshërit tane).

Ne Itali do gjejmë “QYTETET ALBA”, ne Vercellese e ne Cosmasco, si ALBANO, ALBIANO, ALBAIRATE, ALBANESE, ALBONESE, ALBAVILLA. N

e Bergamasco do gjejmë ALBEN, ALBIN, ALBANO. Dhe ne kodrat e shpatet e Apenineve italike, (qe fillojnë nga veriu i Italisë dhe përfundojnë ne jug te saj) do te lulëzojnë si ne as edhe një toke tjetër te Evropes “QYTETET ALBA”, Ne Langhe, (toka e lepujve, -ne shqip do te thotë LANGUA) e ne Monferrato, (qe do te thotë, mali me shkurre dhe me gjemba, ne shqip që do te thotë FERRA, shikoni se si vetëm me gjuhen shqipe, mund ti jepet shpjegim gjithë këtyre emra qytetesh te shpërndara ne te gjithë Evropen nga ALBANET-ILIRE) krijohen vreshta te mrekullueshme, mund te shikojmë konkretisht, se si dhe emrat e qyteteve te Italisë se sotme e marrin emrin nga ALBANET-ILIRJANE (stërgjyshërit tanë)

.Me poshtë do t’ju shpjegoj dhe se si ALBANET krijuan Romen, por tani le te përqendrohemi dhe t’ju shpjegoj qytet për qutet, gjurmët e te lashtëve ILIRJAN.

ALBANET stabilizohen me vendbanimet ALBINEA, ne Reggio Emilia, ne MONTALBANO te Modenes dhe ai i MONTALBANO ne Rimini. ILIRET zënë tokat qe shtrihen nga fushat Padane e vazhdojnë ne zonën e Tule-s me ALBAREA. LIBURNET, popull tjetër ILIR, sistemohen ne Ligurja, (rajon i Italisë veri perëndim) me “QYTETET ALBA” si ALBENGA, ALBISOLA dhe ALBARO. Te tjerë popuj ALBANE, tejkalojnë Alpet Apeninne dhe vendosen ne qendër te Italisë, ne Pistoiese. Ne Pistoiese ne lumin ALBENGA e ALBINIA. ILIRET-ALBANE, futen ne Lazio (një tjetër rajon i Italisë qendrore), afër malit ILIRIO e ne fushat e Pontinia, formojnë kështu ROMEN. Ne kodrat ALBANI, krijojnë ALBA LONGA e ALBANO.

Grupe te tjera ALBANE shtyhen me ne Jug te Italisë, duke arritur kështu ne zonën e Salernos, rreth maleve ALBURINI e ALBANELLA., te tjerë deri ne ALBI, ne Calabi. Nëpërmjet detit ose tokës, popuj te tjerë ILIRE, e arrijnë bregun e Adriatikut dhe krijojnë “QYTETET ALBA” si ALBA ADRIATICA dhe ALBERONE, ne Foggia dhe MONTALBANO ne Bari. Por thamë qe ALBANET, dale nga dale zaptojnë gjithë Evropen e jugut, kështu lundrojnë detin Tirren, lenë gjurmët e tyre ne ishullin ELBA e Capriaia e Pinosa, zbarkojnë ne Korsikë e arrijnë ne Sardegna, ne minierat e bakrit dhe ne zonën e Malit ALBO. Popuj te tjere ALBANE, lundrojnë ngushticën e Messines dhe arrijnë Sicani ne MONTALBANO dhe ne fushën e ALBANI (la Piana degli Albanesi), te tjerë shtyhen edhe me tej ne perëndim, ne Valican e ne Pirenei dhe sistemohen ne zonën e quajtur Basche, qe ne gjuhen tone Shqipe, do te thotë BASKI=BASHKI (bashkim).

Pjesa me dërmuese e ALBANEVE drejtohen për ne Spanje, sidomos ne Spanjën e jugut, ku DIELLI mbizotëron dhe ALBANET nuk mund ta shmangnin dhe injoronin vullnetin e perëndisë Diellore, (simboli i ILLIREVE) duke sjelle me vete nga Shqipëria- ILIRIA; vreshta, ullinj, mandarina dhe shege. Ne kufi te tokave Baske-bashke, (siç e shpjegova me siper) fillojnë te nxjerrin baker,arrijnë edhe ne ALBA di Caredo, ne ALBA de Cardanos dhe ne fushat e larta ne ALBA de Termes e ALBA de Yeltes.

Popujt Albanë te karakterizuar dhe te shtyre drejt se pa njohtures dhe dëshira për te fituar ndaj vështirësive, dominon Catalognen, ishte dega e popullit ILIRO-CATALANE (qe ne gjuhen Shqipe do te thote Katallani, qikllopi) dhe si mburren pasardhësit e QIKLLOPIT, krijojnë “QYTETET ALBA”, si: ALBAGES, ALBECA, ALBATE, ALBA e ALBY, afer Terragona. Ne Andalusia, do gjeme: ALBANAL, ALBACETE, ALBAIDA e ALBALAT ne Alicante. Ne Sierra Navada do gjejme “QYTETET ALBA”: ALBANAL e ALBUNOL. Dhe ne fund, ne jug te Grenada, do gjejmë ALBUNUELAS. Çdo toke e Evropes se lashte ka një “ALBA” e cila është shenje e pa shmangshme e te lashtëve ALBANO-ILIR.. (Gj.Anastasi)

NOTE: Burimi i dokumentit, vjen nga libri “GLI ILLIRI” “ILIRET”, shkruar nga Prof. Enzo Gatti, Volumi i pare, PROPE DICTI, kapitulli i IV, L’ECONOMIA DEGLI ILLIRI, (EKONAMIA E ILIREVE) faqet 41-46, Shtepia botuse Frama Sud, 1981

Shkruan Fahri Xharra,

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close