Lajme

Orës Rrumbullake në tavolinën e të Parit të Miletit i ka ndalur zemereku

Sulejman Abazi: Kundër të keqes së kohërave të tjera që kemi jetuar dhe që po jetojmë.

Filozofia e Marrëzisë sot bashkëjeton me Filozofinë e Moralit. E vërteta për një gjë, është më e shtrenjtë se gjithçka. E vërteta të verbon. Ajo nuk toleron mashtrimin, padijen dhe injorancën. Shqetësimi i këtij publikimi ndërthuret brenda modelit të sprovës për shumë njerëz që kanë përgjegjësi kombëtare, politike dhe shoqërore, të cilët mbi nje sjellje amorale realizojnë një përfshirje idiote në kufizat jo logjike të lajthitjes së mendimit, të robëruar nga ndasitë politike, urrejtja për popullin e tyre, të robëruar prej mbeturinave ideologjike të së kaluarës. Gjykimi i shëndoshë është një veti, që lind bashkë me njeriun, ai është baza e njohjes së vërtetë.

Kjo është e vërteta e një hapësire të lirë, ku secili ka marrë parasysh “qarin dhe zararin”. Është e vështirë të gjesh në këtë botë të vërtetën, por jo e pamundur. Dikush, emër i njohur ka thënë: “Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën, është arti më i rëndë nga të gjitha artet”! Kam parasysh edhe thënien e të madhit Martin Luther King: “Për të bërë armiq nuk ka nevojë të shpallësh luftë, mjafton të thuash të vërtetën”. Nuk mund të thonë të vërtetën ata që përulen përballë Ligësisë, të Keqes dhe injorancës, ata që shfaqin frikën dhe servilizimin përballë idiotëve, budallenjve, të mjerëve përballë mendimit dhe shpirtit human.

Nuk mund të thonë të vërtetën ata që me vullnet tolerojnë të pabesët, kriminelët, tradhëtarët, kusarët, bukëshkalët e mirënjohjes. Shpesh bëjnë kështu, brenda delirit dhe paranojës së tyre, sepse kanë humbur sensin e kohës dhe të hapësirës, koha i ka nxjerr jashtë saj, si atavizma të humbësit démodé. T’u thuash të vërtetën njerëzve fallco, hapur është kuptuar, se ju dhëmb në shpirt dhe tjetërsohen në fytyrë, ju bie damllaja në kokë dhe bëhen si ai miu i helmuar, që nuk di ku të fusë kokën nga doza që ka marrë. Këta minj shqipfolës e kanë vendin në folenë e tyre të pështirë. Të vazhdosh të kontribuosh në lëvizjen kombëtare është nder, është dinjitet, është sakrificë, edhe kur përplasesh me mbeturina të tilla, të cilat nuk duhet të harrojnë në asnjë rast, po e përsëris, në asnjë rast, sepse ka akoma shumë kohë, dhe do të vijë një ditë që e vërteta do t’u djegë dhe verbojë sytë e ballit.

Këtyrë specieve jashtë vlerave të qënies humane, të ngulur fortë në mbretërinë e tyre të injorancës, askush nuk mund t’u cënojë “lumturinë” vetjake. Ata me dhunë, si pjesë e Kokës së Meduzës, asfiksuan Tempullin e Shqiptarëve, pushtuan Provincën dhe uzurpuan Periferinë, duke u bërë shëmbëlltyra me e urryer e stallës së derrave dhe kadavrave politike. Për të gjithë sot e dimë dhe e ndjejmë se “lumturia” e tyre është një mjerim, asgjë më shumë. Ata duan vetëm “lumturine e stallës se tyre të derrave dhe Mbretërinë ta bëjnë lesh arapi. Të mjerët, kanë harruar legjitimitetin e së drejtës dhe të së vërtetës. Koha është ajo që përbën dimensionin më të vlefshëm për t’u thënë ndal. Kjo kohë vërtet është pak e ngadaltë, por është e sigurtë, si guri që ka filluar të rrokulliset dhe të shkojë në vendin e tij.

Kjo kohë po vjen ngadalë, por e sigurtë dhe do të cojë në vend amanetin e “Princave të Kombit”. Nuk është mallkim, as mungesë etike, as kërcënim, as lajthitje mendimi, por vetë thelbi i të vërtetës. E vërteteta të verbon, ajo është e patolerueshme dhe askush nuk mund t’i shpëtojë asaj dhe në vrimë të miut të futet.

Qyqja dhe qyqet akoma do të përsërisin refrenin e tyre vajtues dhe kobndjellës, për të na kujtuar se, tashmë vezët kanë tentuar t’i ngrohin në folenë e shqiponjës. Sa keq.

Orës Rrumbullake në tavolinën e të Parit të Miletit i ka ndalur zemereku.

Shëmbëlltyrave të tij sytë po u lëshojnë xixa nga inati. Ku – ku, ku – ku, ku – ku, Kush e ka bërë pazarin me tragjedinë dhe për tragjedinë dhe stratagjemën tonë?! Zgjohuni shqiptar, merrni fatin tuaj në dorë dhe mos rendni si dele pas atyre që në 28 vjet u ngopën me “të vërtetën e rrejshme”!

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close