Lajme

Onkologjiku pa ilaçe/Manastirliu hesht ndaj mesazhit të gazetarit

Një gazetar i ka shkruar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me mungesën e ilaceve në spitalin onkologjik, duke qënë se e ëma e tij vuante nga mungesa e tyre.

Ja postimi i plotë dhe mesazhet që gazetari i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë.

Mund të mendohet që një mjek nuk tronditet lehtë, pasi vetë profesioni të stërvit racionalitetin, para të mundurës e të pamundurës.

Por sinqerisht ishte e pamundur të mos prekeshe nga dhimbja njerëzore që përcon ky mesazh i një gazetari, për më të shtrenjtën në jetë, nënën. Ilacet mungojnë tek onkologjiku për trajtimin e të sëmurëve, e ndërprerja e një cikli trajtimi, kushton shtrenjtë, me jetë.

Këtë hall i ka shpjeguar gazetari ministres OGERTA MANASTIRLIU. E ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë c’ka i takon, DETYREN!

Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.

Pra zonjë, së pari detyrimin e ke me cdo qytetar që përballet me shëndetësinë që ti drejton, e sic të është faktuar në mesazh, ajo është situata ku e keni katandisur: onkologjiku pa ilace! Arroganca e padija nuk janë punë zonjë! Të kombinuara me indiferencën janë më së paku paturpësi kriminale!

Duhet t’ju vijë zor, që informoheni për situatën e nuk reagoni! Që ta kesh të qartë: shëndetësia nuk reformohet me fasadë, se ke të bësh me jetë njerëzish, e ato lloj statistikash bëjnë më shumë se të të nxijnë fytyrën!

Etiketat

Artikuj të ngjashëm

Close
Close