Teknologji

Në trupin e njeriut ndodhen të paktën 5 000 lloje bakteresh

Pas përditësimit të katalogut të baktereve në trupin e njeriut, nga rreth 1 500 llojet që njiheshin deri tani, numërohen gati 5 000, ku shumica, rreth 77%, ishin të panjohura, sipas një studimi të publikuar në revistën “Cell”, të drejtuar nga Italia, me grupin e bioinformatikës së Universitetit të Trentos dhe të koordinuar nga Nicola Segata dhe Edoardo Pasolli.

Pas analizimit të gati 10 000 kampionëve të mbledhur në të gjithë kontinentet, studiuesit kanë arritur të katalogojnë më shumë se 150 000 gjenome bakteresh, duke zbuluar se në popullsitë jo perëndimore, si ato afrikane dhe amerikanojugore, ekzistojnë lloje bakteresh që janë të rralla në vendet e industrializuara.

Arsyeja për këtë, mund të lidhet me mënyrat e ndryshme të të jetuarit, si dietat e ndryshme dhe përdorimi i ndryshëm i antibiotikëve.

Hapi i radhës do të jetë që të kuptohet lidhja mes këtyre baktereve dhe sëmundjeve kronike, si patologjitë autoimune, obeziteti, diabeti dhe sëmundjet onkologjike. /ATSH

Loading...

Artikuj të ngjashëm

Close
Close