Home * Ironi + * Ç'mënduri * Ministri indian sugjeron që të moshuarit të jetojnë me lopët

Ministri indian sugjeron që të moshuarit të jetojnë me lopët

Një ministër në Delhi, Indi, ka hedhur idenë që lopët dhe moshuarit të bashkëjetojnë në një hapësirë të përbashkët.

Megjithëse lopët konsiderohen të shenjta në Indi, ato mund të braktisen kur të rriten dhe kur nuk prodhojnë më qumësht. Kështu pasi nuk janë më të dobishme ato enden nëpër rrugët e qytetit por nuk therren.

“Kur një lopë than, njerëzit largohen nga ajo dhe ajo përfundon në një gaushala (strehë lopë). Në mënyrë të ngjashme, njerëzit gjithashtu braktisen dhe dërgohen në shtëpitë e pleqve, madje edhe nga familjet e pasura. Pra, ne kemi vendosur që njësia në Ghummanhera do të jetë një shtëpi e përbashkët gaushale dhe pleqërie”, -ka deklaruar ministi.

loading...