Lajme

Meta, kritika të forta qeverisë: 15 milionë euro duhet të paguajnë qytetarët për shkarkimet e padrejta nga puna

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë sot për shkarkimet e padrejta nga puna, që janë reflektuar në numrin e madh të çështjeve që janë dërguar pranë Gjykatës Administrative dhe dëmin e madh që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Taksapaguesit shqiptarë vetëm për vitet 2017-2018, do të duhet të paguajnë 15 milionë euro më shumë për të shlyer dëmin që kanë shkaktuar administratorët publikë përmes shkarkimeve të padrejta nga puna, – tha Presidenti në takimin e posaçëm që u mbajt sot në Tiranë. – Referuar këtyre të dhënave është evidente që veprimtaria shtetërore nuk ka ndjekur shinat që cakton ligji për marrëdhëniet e punës.”

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close