Home * Shkencë & Teknologji * Shkencë * Kompania e Elon Musk nxjerr raketën që do udhëtojë në Mars

Kompania e Elon Musk nxjerr raketën që do udhëtojë në Mars

Elon Musk me anë të një postimi në Twitter, na ka prezantuar raketën gjigante Starship, me të cilën planifikohet arritja në planetin Mars.

 Raketa është mundësuar nga SpaceX që është kompania teknologjike në krye me Elon Musk, e realizuar në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Versionet e reja të këtyre raketave, do të jenë më të holla dhe të mprehta, si dhe me majën që do ta ketë një kon shumë më të theksuar.

Deri në përfundimin e kësaj fluturakeje do të shpenzohen deri në pesë miliardë euro, teksa pritet ta zëvendësojë Falcon 9 dhe Falcon Heavy. 

loading...