Lajme

Kodet e lashta të botës i mbajnë Shqiptarët

Bota po kapërcen në një kohë të re ku gjithçka dhe gjithkush, që nga individi e gjer tek shteti, kombi, perandoria apo vetë rraca njerëzore do matet dhe peshohet, do çmohet dhe klasifikohet, do provohet dhe përzgjidhet, do ruhet ose hidhet, do qajë ose gëzojë, do vdesë ose rrojë duke kaluar pashmangësisht nëpër tunelin, urën apo peshoren universale të vetë Jetës së Gjallë mbi planetin Tokë ku ne kemi fatin e madh të jemi pjesë e popujve të kësaj bote.

Me tokën tonë stërgjyshore, me gjakun dhe gjuhën pellazgo ilire, me kulturën dhe vlerat materiale e shpirtërore, me historinë dhe të tashmen, me mundësi të pafundme për jetë dhe fëmijë, për paqe dhe liri e begati por dhe me rreziqe dhe kurthe po aq të pafundme për të na fshirë nga faqja e historisë ne shqiptarët e kësaj kohe të të gjithë brezave bashkë duhet të realizojmë ëndrrën tonë shekullore Shqipërinë e Bashkuar dhe të Lirë.

Të ecim krenarë drejt të ardhmes duke zbuluar me guxim historinë tonë të fshehur dhe të falsifikuar, të shohim drejt në sy të vërtetat e mëdha të cilat mund të jenë edhe të frikshme e të dhimbshme, të ruajmë e të mbrojmë paqen pa ju trembur luftës, të mbajmë besën me miqtë duke kuptuar hilet tek të liqtë, të shtrojmë rrugët e ardhmërisë po aq sa kemi themelet e historisë.

Bota qëndron në kembe përmes kodeve të lashta të cilat mbahen të mbyllura për të mos u parë kurrë nga sytë e brezave të tërë njerëzorë.

Kodet fetare, kodet e luftës, kodet monetare, kodet shkencore dhe teknologjike, kodet morale dhe etike dhe mbi të gjitha kodet e gjuhës.

Kodet e gjuhës shqipe kodet me të vjetra të gjalla të Europës, të ardhur përmes brezave të gjallë që nga koha homerike kanë qenë dhe do të jenë kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve për ti ngritur dhe rritur brezat e ardhshem me rrënjët në eshtrat e të parëve dhe frutat në qiejte e lirisë kombtare.

Gjuha është kushti i parë i identitetit dhe mëvehtësisë. Pa gjuhë shqipe nuk ka identitet kombtar dhe pa identitet s’ka komb shqiptar. Në ballafaqimin e hapur dhe të drejtpërdrejtë me Europën dhe botën ne duhet të ngremë para vetes parzmoren e padepërtueshme të gjuhës si thelb të qënies sonë, si thelb të vetëdijes personale dhe kombtare, si provë lirie dhe epërsie ndaj çdo kodi tjeter të përkohshëm dhe kalimtar.

Gjuha është vetvetja. Vetvetja është universi. Një univers i pa zbuluar ende është kombi shqiptar.

 

KOMITETI.AL PORTALI SHQIPTAR

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close