Home * Lajme * Kronikë * Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër

Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër

Gjatë pasditës së sotme janë kapur dy çanta me lëndë narkotike të dyshuara si kanabis pranë Kakavijës.

Sasia është sekuestrar si pasojë e një akisoni të FNASH-së së Gjirokastrës e cila edhe ka vënë në pranga dy përsona.Të arrestuar janë Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Ndërkohë vijojnë hetimet  për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa nuk ka të dhëna për destinacionin dhe sasinë e drogës, e cila u bllokua pas ndërhyrjes së FNSH-së.

loading...