Home * Ironi + * “Jam pa punë” Edi Rama nuk arrin të hap llogarinë në Facebook

“Jam pa punë” Edi Rama nuk arrin të hap llogarinë në Facebook

Kohë të vështira për Kryeministrin tonë. Pas llustrave, furceve dhe arrogancës duke tallur këtë popull, Kryeministri me famë botërore nuk arriti për dy minuta të aksesojë llogarinë e tij në facebook.

Populli u shqetësua shumë, por më shumë u shqetësuan rilindasit, të cilët nuk e imagjinonin dot për çfarë arsye ai nuk dilte online në messenger.

I mësuar me një jetë aktive, ai urdhëroi ti gjenin një punë part time për raste të tilla ku humb kontaktin me popullin.

Punë ku të bëjë pak sport për shëndetin, por më kryesorja të zhvillojë sportin e preferuar, të talli popullin se sa budalla që është. Çfarë pune më mirë mund ta plotësojë këto kërkesa!? Ajo është të shpërndaj legalizime.

Kështu bëri, doli të shpërndaj legalizime dhe vuri të gjithë median ta ndiqte live pa shkëputje. Nëse do kishte lidhje të tjera live, sidomos protestuesit e Zharrëz apo dhe Lulin që u zgjua nga gjumi, do i kenë punët keq me Endri Fugën.

loading...

Leave a Reply