Lajme

Itali, familja skllave e internetit: qëndruan të mbyllur në shtëpi për dy vjet

Për një familje nga Bari, interneti ishte bërë një varësi patologjike, aq shumë sa prindërit dhe dy fëmijët, një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 15 vjeçar, mbetën të mbyllur në shtëpi për dy vjet e gjysmë. E vetmja që dilte ishte vajza më e vogël, që shkonte në shkollë dhe blinte ushqime për familjen që ushqehej vetëm me karamele dhe briosh e ushqime të paketuara.

Ata që dhanë alarmin ishin pikerisht mësuesit e vajzës, të cilët, të dyshimtë për neglizhimin dhe higjienën e dobët të fëmijës, lajmëruan punonjësit socialë. Djali më i madh, i cili kishte lënë shkollën, u gjet në vend me infeksione serioze të këmbëve, të shkaktuara nga përdorimi i këpucëve të dy numrave më të vegjël. I riu ishte i kequshqyer dhe muskujt e ngurtesuar nga pasiviteti i zgjatur.

Mbyllja e familjes nga bota reale u lehtësua nga një pension që i lejoi babait të mos punonte. Tani, të gjithë u janë besuar një ekipi specialistësh.

Loading...

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close