Yp Xhixhi

Histori me pikëpamje erotike 2

Shën Vali iku si iku por tani duhet t’i vija gishtin kokës dhe të mendoja se çdo bëja nga tani e mbrapa. Tani më ishte shtuar edhe një hall tjetër. Kisha harxhuar 42 GB Interet te numri me kontratë i punës për dy javë dhe nuk dija si t’ja shpjegoja shefit që videot e pornhubit harxhonin shumë internet.

Nuk mund t’ja thoja dot shefit fjalën ‘pornhub’, pasi ai e ka të shkruar në ballë që i shikon femrat si bythë. Ky shpjegim do e agravonte dhe do t’i dukesha si 4 bythë bashkë. Nuk ishte puna se kasha problem që shefi të më shihte si bythë, puna ishte se nuk e kam qejf shefin.

Në të tilla raste do kiasha dashur shumë që të kasha shef atë tipin që më futi duart që në takimin e dytë dhe që i bëra të vështirën për ti lënë të kuptonte që unë nuk isha zuskë.

Ne jemi qenie që drejtohemi nga egoja, bëjmë veprime drejtuar të tjerëve të cilat do kishin sukses nëse do na i bënin neve. Ndonjëherë kemi të drejtë por edhe gabojmë. Kemi të drejtë pasi jemi shumë të ngjashëm me njëri tjetrin dhe veprimet tona funksionojnë  por nga ana tjetër ndodh të dështojmë kur hasemi me dikë i cili në thelb kërkon dicka ndryshe nga ajo që duam ne.

Tipit që më futi duart javës që shkoi, për të evituar përmendje emrash, vendosa ta quaj Pampers. Ky emër i përshtatej shumë në fakt , i kombinohej edhe me modelin e flokëve. E di që ai nëse do kishte lindur para 30 viteve , modeli i tij i flokëve do ishte me vijë në mes dhe i lëpirë me të dyja anët.

Nuk e di por kohët e fundit më ngacmonin vetëm cuna më të vegjël se vetja dhe mundësiht më dukej sikur bija në dashuri me të gjithë. Problemi ishte që ata nuk i merrje dot për burrë, pasi nuk i linte mami t’i merrje në qafë në lule të moshës.

Po të merrje parasysh mentalitetin e shiptarëve, unë mund të quhesha pa frikë e mbetur në derë, dhe jo në ndonjë derë kush e di se ça, por në derë haleje. Kështu vendosa të krijoja një lidhje serioze me dikë që do e gjeja në rrjete socaile.

Posedoja 3 adresa fallco me foto profile zuskash të marrë në google, të cilat i kisha gjetur duke i kërkuar me emrin hot girl. Secila adresë kishte nga 4000 frendsa që sipas një llogarie i binte 12 mijë meshkuj dhe unë duhet të përzgjidhja një për të komunikuar e për të patur një lidhje serioze. Po aq serioze sa serioziteti i shapkave me një gisht.

Vendosa që përzgjdhjen tja lija rastësisë, kështu që i bësova teorisë së propabilitetit. Sipas satistikave 70% e tyre ishin të martuar, 20 % kishin nga tre dashnore,5 % ishin single por ishin të lodhur nga jeta, 4,5 % ishin gay , kështu që ekzistonte një probalititet i lartë që vet pa lagur nuk dija.

Sapo bëja përgatitjet për të gjetur burrë shoh që pampersi më kishte dërguar mesazh në WhatsApp. Qielli më ra mbi kokë, dita u eklipsua dhe rrashë 45 minuta pa ndjenja.

Ai e kishte besuar vërtet që nuk jam zuskë.

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close