Home * Lajme * Investigim * Gjykata lë në burg gjyqtarin Hysi

Gjykata lë në burg gjyqtarin Hysi

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur që të lërë në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani. Ata janë akuzuar se u përfshinë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në emisionin investigativ “STOP”.

Mecani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

loading...