Mistere & Alienë

Etimollogjia e një qelize të gjakut tonë qarkullues: “Trombocitit

Në gjakun tonë qarkullojnë shumë qeliza si, eritro-cite, leuko-cite, dhe trombo-cite. Kështu, prapashtesa “cit”e, nënkupton fjalën “qelizë”.


Trombo-citi është ajo qelizë që shërben për mpiksjen apo trombozimin e gjakut tonë. Ajo është qeliza e parë që shfaqet në vendin e plagës, atje ku rrjedh gjaku dhe, bëhet shkak që gjaku të ndalojë si pasojë e trashjes apo mpiksjes së tij. Pra, e thënë më shqip, kjo qelizë është TRIMe sepse shkon e para në luftë por, njëkohësisht dhe mjaft e TREMbur, për shkak se rrudhet dhe zvoglohet e deformohet aq shumë sa ngjitet pas qelizave të tjera dhe ngjit ato pas vetes.


Kështu, mund të themi se, fjala “Trem”b dhe “Trim”, pavarsisht se tingëllojnë si e njëjta ose si fjalë homonimike ato shprehin dy, kuptime dhe funksione të ndryshme: Trim dhe i Trem-bur. Por, në veri të vendit tonë, fjala “trim” e jugut dhe tashmë zyrtare e shqipes, është e zakonëshme të shqiptohet “Trem” = trim.


Në disa këngë vaji në Mirditë, e më përtej, kur u vritet djali në luftë a ndoshta dhe për gjakmarrje, pas çdo strofke të zakonëshme ku përshkruhet jeta e të vrarit, dëgjohet refreni: “o tremthi jem!”……., o tremthi jem! …….., “o tremthi jem!


Kjo do të thotë se, në subkoshiencën popullore trimëria dhe frika/trembja ende nuk janë të ndara, për të mos thënë se janë dhe konsiderohen si e njëjta gjë. ….Pra, mund të themi se, çdo trimëri vjen dhe mban brenda ose në themel të saj frikën. Veprimi, apo akti i trimërisë vjen thjesht për shkak të dhënies fund të frikës torturuese ose si ballancë dhe asgjësim i saj.

Në figurën/foton që kemi paraqitur, janë tre qeliza të gjakut: Eritrociti, Leukociti dhe në mes të tyre dallohet, i mbledhur e, i trembur, “Trombociti”.

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close