Lajme

Edi Rama dëbon nga Shqipëria gazetaren kritike ndaj tij

Një vendim skandaloz i pa ndodhur më parë.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama e gjetur nën sulme të shumta për skandalet ku është përfshirë, ka vendosur të dëbojë një gazetare të huaj që jetonte e punonte në Shqipëri.

Alice Taylor është dëbuar nga Shqipëria me vendim të Edi Ramës dhe vendimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja.

‘Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës si gazetarë dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani më kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit.

Kështu tani jam në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe më kërkojnë të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të kem pasi jam pothuajse 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar’, shkruan Alice Taylor në Twitter.

Shkruan Syri.net

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close