Yp Xhixhi

Histori me pikëpamje jo erotike 2

Pampersin e dërgova në pidh të kurvës . Ndoshta më dërgoi ai mua në pidh të kurvës. Ndoshta dërguam njëri-tjetrin në pidh të kurvës. Ndosha pidhi për të cilin po flasim ka qënë i ndershëm.

Nuk i dihet, por di të them që ndarjen nga Pamersi e vuajta shumë, gati -gati për  3 orë e 45 minuta.

Tani ndihem e dëshpëruar…

Bota më duket vepër e një zoti i cili e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, pra mund te themi pa frikë që zoti dhjet.

Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet pra mund te themi pa frikë se bota është krijim i një zoti me neuroza dhe ka nevojë për mësime budiste.

Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbelltyrës së vet pra mund të themi pa frikë që ne jemi zoti i atyre që krijojmë. Jashtëqitja ime duhet të fillojë të më shohi si zot, ose do te rebelohem e ta ndërshkoj me drejtësi hyjnore.

Zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyrës së vet keshtu bota duket vepër e një zoti i cili fle në hotele luksoze, vesh adidas, ha në restorante të shtrenjta dhe herë pas here zgjohet nga ndonjë ëndërr e bukur ndërkohë që është duke fjetur me kartona poshtë urës.

Ai e krijoi sipas shëmbëlltyrës së vet për të parë veten e tij në miljona, miljarda, pafundësi mundësirash. Vepër e nje zoti të pangopur, vepër e një zoti hibrid.

Vepër e një zoti vrasës, pendues, arrogant, te drejtë, të padrejtë, acarues, të acaruar, hakmarrës, te mëshirshëm , budalla, inteligjent, krijues, shkatërrues, gjithça..

Loading...
Etiketat
Close
Close