Lajme

Dosja “184” për herë të parë në protestë, opozita kërkon hapjen e përgjimeve të Ramës

Dosja “184” tashmë i është bashkëngjitur pankartave të përkrahësve të opozitës që kërkojnë hapjen e fashikujve të dosjes së re që mban përgjime të forta të cilat lidhin zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste me shitblerjen e votave.

Dhe jo vetëm zyrtarë të lartë por sipas opozitës edhe përfshirjes direkt të kryeministrit Edi Rama, i cili është kapur në përgjime duke folur me grupe të strukturuara kriminale, me qëllim blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Jo pa qëllim pankarta me dosjen “184” u shfaq sot në protestën e organizuar sot nga opozita në Dibër.

Aty ku përgjimet kanë evidentuar një nga zonat ku socialistët kanë kryer një nga masakrat më të mëdha të shit-blerjes së votave.

Tashmë “Dosja 184” do të jetë lajtmotivi i opozitës në protestat e radhës, krahas dosjes “339” ku është dokumentuar për herë të parë nga përgjimet vjedhja e votave nga zyrtarët më të lartë socialistë.

Shkruan Syri.net

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close