Yp Xhixhi

Ditari i një vajze ministri

Ishte vjeshtë, univeristeti sapo kishte filluar. Jo i imi jo se unë nuk kam studiuar në Tiranë. Pse babi për kë vjedh, për botën?

Ok edhe për dashnoret pasi është shumë hamshor. Nuk është se i ngrihet katranit por thjeht ideja që të ketë sa më shumë p..a afër. Nejse unë kam studiuar jashtë me paratë që babi bëri gjatë kohës që qe ministër dhe deputet.

I lumtë k..i në fund të fundit. Si ju thashë ishte vjeshtë dhe konviktoret kishin mbushur Qytetin Studenti. Puna ishte se unë kam shtëpinë ngjitur me QS dhe sapo isha kthyer nga pushimet verore. Unë bëj pushime verore çdo javë.

Fundja para me vete në varr nuk do marrim por meqenëse ne paratë as na harxhohen unë kam vendosur të shkoj jashtë shtetit çdo javë. Ishte një ditë e mërzitshme dhe vendosa të bëja një shkrim për konviktoret ku të përfshija dhe dashnoret e tyre brenda në tregim. E kështu vazhdova të bëja një tregim rutine për disa vite. Nejse u bë monotone, shyqyr që nisën protestat studentore dhe theva monotoninë duke mbështetur studentët.

Dola në protestë për të parë se mos ishin ato konviktoret që të beja vazhdimësinë e tregimit por spashë gjë. Aty pashë nja dy që kishin inat Sali Berishën personi i vetmi i cili me bëri babanë ministër kështu që vendosa që të dal edhe kundër studentëve. U bëra dhe vetë corbë, spo na mbron ndonjë parti interesat e babit që edhe unë të kem një farë qendrueshmërie në bindjet politike. Kam harruar t’ju them që babi ju sheh të gjithëve si taksa që mund t’ju mbledhë nesër pasnesër. Puc!

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

Close
Close