Yp Xhixhi

Ditari i një vajze ministri (16 prill 2019)

Ditët e mia si vajzë e një ministri:

Babi gjithnjë na mësonte si të ishim të ndershëm. Dhe vërtet, unë dhe 2 vëllezërit e mi gjithnjë kemi praktikuar fjalët e babit por ama nuk e mohoj dot që fëmijët nuk bëjnë cfarë i thonë por bëjnë pikërisht atë që të tjerët janë duke bërë.

Epo të jesh ministër e të mos vjedhësh, nuk e di por nuk dua t’i ofendoj ato dy fije tru edhe budallait më të madh. Kështu rroga e babit dilte për të blerë brisqe dhe unë mund ta rruaja rehat 4 herë në javë. Për sa i përket shkollimit tim nuk kam cthem kam investuar pasi ishte një periudhë që babi nuk kishte cti bënte lekët, normalisht kështu edhe unë për aq kohë sa nuk bëja dot si p.dh i bukur mu dha mundësia të bëja si p.dh i zgjuar.

Epo kur erdhi ky rrota e k..it, Lul p.çka, më hoqën babin nga partia. E përjetova keq se u mësuam keq me lekë të them të drejtën.

Kur mësohesh me shumë lekë pastaj të bërtasësh kundër korrupsionit edhe pse je hajdut vetë të vjen natyrshëm. E beson edhe vetë që nuk ke vjedhur. Kjo është mekanizëm mbrojtje, tek e fundit kur ka kaq shumë budallenj përse të mos e bësh. Nejse une tani nuk e di fiks cfarë dua pasi luftimi i padrejtësisë nisi aksidentalisht si pasojë e konflikteve të interesit.

Pra drejtesia ime është aksidentale, formimi dhe bagazhi si pasojë e pasurisë dhe vjedhjeve të babit ndërsa aftësia për të ta shitur veten për cub me vjen nga përbrenda. Ka dicka brenda meje që e kam si pikë të fortë….

Mbi të gjitha unë jam hakmarrëse. Unë jam me origjinë nga Kuksi dhe andej ne jemi gjaknxehtë. Epo kur vjen puna për të marrë hak nuk kursej njeri dhe dua t’i përvishem. Kjo është e vërte që bëj padrejtësi padashje kur dua të hakmerrem pasi inteligjenca ime është më tepër dinakëri, kështu arrij të dalloj vetëm dhelprat por jo nëpërkat.

Kështu ndodh që dikush me shkërdhatë se unë t’i bjerë bingo, në koke 5\7 , dhe unë njësoj si Spartak Ngjela i bie k.rit me grusht.

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close