Home * Lajme * Bora izolon qindra familje në fshatrat e Pogradecit

Bora izolon qindra familje në fshatrat e Pogradecit

Në Dardhas të Pogradecit, bora ka kaluar 1 metër trashësi, duke bllokuar njëra pas tjetrës rrugët e fshatrave. Kjo sitatë ka vështirësuar jetesën e banorëve.

Por ky nuk është rasti i parë, pasi banorët e fshatit Osnat, Nicë, Beragozhd e fshatra të tjerë e kalojnë të izoluar cdo dimër pasi bora mbyll çdo shteg komunikimi për ta.

Banorët e Beragozhdit mundën të dalin nga fshati vetëm këtë të shtunë, ndërkohë që në fshatrat përreth situata vazhdon të jetë e njëjtë.

loading...