Lajme

Bomba e Haradinajt: Rama është pengesa që Shqipëria nuk anëtarësohet në BE

Kryeministri Ramush Haradinaj i kërkon Edi Ramës të mos përzihet më tepër se ç’i takon me punët e Kosovës.

‘Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Edhe ai sa Shqipëri sa… ku ti lypim ndihmë le t’na ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria në këtë rast.

Mos ti japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu’ – shprehet Haradinaj për Klan Kosova.

Sipas Haradinajt, nëse Brukseli dyshon se Rama farovizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm.

Sa i përket presionit për heqjen e taksës 100% që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur.

Kundërshtarët e kësaj takse Haradinaj i sfidoi t’i zënë vendin si kryeministër. Ai përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.

Loading...
Etiketat

Artikuj të ngjashëm

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close
Close