Home * Lajme * Nga bota * BBC alarmon për reshjet e borës këtë javë në Evropë

BBC alarmon për reshjet e borës këtë javë në Evropë

Dimër i ashpër ka goditur pjesën më të madhe të Evropës gjatë javës së kaluar dhe dëbora “shkatërruese” do të vazhdojë nëpër pjesë të kontinentit.

Analistja e motit në BBC, Alina Jenkins, ka thënë se dëbora do të godiste Gjermaninë, Austrinë, Turqinë dhe Ballkanin të enjten, përcjell Bota sot.

“Ne kemi parë reshje shkatërruese nëpër pjesët e Gjermanisë dhe Austrisë në ditët e fundit dhe ende kemi paralajmërime të kuqe në të gjithë pjesët juglindore të Gjermanisë dhe për pjesën më të madhe të Austrisë për reshje të mëtejme bore”, ka thënë ajo.

“Tani, disa nga pjesët më të larta malore janë të mbuluara me rreth tre metra borë dhe reshjet e borës do të vazhdojnë edhe më tej. Bora në Ballkan po ecën drejt Serbisë”, ka paralajmëruar më tej ajo.

loading...