Home * Lajme * Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re që planifikon prishjen e disa banesave dhe bizneseve.

Ndër të tjera, Basha tha se do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë.

“Kur kërkon një drejtësi dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari. Asgjë s’është më e fuqishme se kauza e drejtë. Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve, nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë. Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve i vërsulën Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë, nxorën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge,” tha Basha.

loading...