Home * Shkencë & Teknologji * Internet * Arrestohet e më pas lirohet “hacker”-i i politikanëve në Gjermani

Arrestohet e më pas lirohet “hacker”-i i politikanëve në Gjermani

Policia e arrestoi dhe pastaj e la të lirë, personin e dyshuar për vjedhjen dhe publikimin e të dhënave personale të shumë politikanëve dhe personave publikë në Gjermani.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Mittelhesseni, i cili e ka pranuar ndërkohë fajin. I riu i justifikoi veprimet e veta me zemërimin e ngjallur nga disa deklarata të politikanëve, gazetarëve apo personave të njohur të jetës publike.

Kjo është vjedhja më e madhe e të dhënave personale të politikanëve dhe figurave të njohura në Gjermani.

loading...