loading...
Home * Lajme * Kronikë * Zbulohen 400 ton drogë në Lezhë
MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Zbulohen 400 ton drogë në Lezhë

Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha  në profilin e tij në Facebook:

400 tonelata drogë në magazinat e klanit udhëheqës të Partisë Socialiste, Ndoka! Oficeri dixhital denoncon: 400 tonelata drogë në magazinat e klanit drejtues të PS Lezhë, Ndoka që ruhen me polici dhe roje të armatosur!

Lexoni mesazhin! sb

“Mbrëma z. Berisha!

Uroj të jeni mirë.

Jam oficer policie. Duke ju kërkuar ndjesë për orarin po ju informoj lidhur me një aktivitet ne fushën e narkotikëve. Pas kalasë së Lezhës duke ndjekur krahun e lumit e duke kaluar me drejtim nga vendi i quajtur “varri i Skënderbeut” (ish zona industriale ku prodhohej dikur rakia – kështu quhet vendi) dhe pikërisht ish-magazinat e dikurshme të tregtisë, vëllezërit NDOKA dhe me konkretisht vëllai i vogël i Arben Ndokës shtetasi Xhevahir Ndue Ndoka ka në pronësi ose administrim disa magazina.

Ai disponon të magazinuara në to rreth 400 ton drogë të llojit “cannabis sativa” një nga sasitë më të mëdha në Shqipëri. Theksohet se këto magazina ndodhen vetëm të korrurat e këtij viti në zonat e Lezhës, Matit, Krujës dhe një pjesë e mire e Dibrës ku ata kanë qenë tutorë të shumë sipërfaqeve të mëdha të mbjella por edhe për të tjerë lidhje të tyre duke dalë garant edhe për disa grupe të tjera në drejtim të magazinimit dhe më pas trafikimit….

Xhevahir Ndoka aktualisht punon në Prefekturën e Qarkut Lezhë por ka qenë dhe ky i implikuar në Itali në fushën e “Ushtrimit dhe tutorit të Prostitucionit”. Kanë aktivitet të fuqishëm në këtë shtet në fushën e narkotikëve. Mendohet se një prej sasive të madha të ngarkesës prej 8 – 10 tonësh që u kap me drejtim në Itali përpara rreth rreth 2 muajsh (që ju kam vënë në dijeni Ju z. Kryetar) është e familjes “NDOKA”.

Informacioni është administruar së fundmi nga një lidhje e tyre i cili përpara 6-7 ditësh e ka parë magazinat dhe lëvizjet e automjeteve në aksin e asaj rruge e cila ruhet kryhesisht me Polici dhe njerëz të tyre.”

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com