loading...
Home * Lajme * Xhafaj drejt dorëheqjes, apo shkarkimit…?

Xhafaj drejt dorëheqjes, apo shkarkimit…?

Fatmir Xhafaj do të dorëzohet në ditët apo maksimalisht në javët në vijim. Ai mundet të ketë bërë marrëveshje me Ramën të pranojë të shkarkohet prej tij në shtator se bashku me disa ministra të tjerë për të shmangur njollën e lidhjes me trafikun e drogës.

Ai shikon se sulmi ballor po i vjen nga opozita. Por ajo që po i rrënon imazhin është loja e zakonshme, me dy faqe që po bën Rama ndaj tij; dhe kjo është më shqetësuesja për të. Nga njëra Xhafa ka ndjerë se Rama nuk i ka angazhuar deputetët rilindas për ta mbrojtur realisht dhe me të gjithë forcën.

Nga ana tjetër Xhafa ndjen se Rama po bën sikur e mbështet atë apo i refuzon dorëheqjen por në fakt të gjithë lëvizjet e Ramës i kanë krijuar bindjen se kjo e gjitha është një lojë për rrënimin e imazhit të tij deri në dorëheqjen pa kushte. Informacionet se çfarë mendon realisht Rama për dorëheqjen e Xhafajt, ministri i Brendshëm i merr në mënyrë indirekte nga njerëz pranë Ramës.

Rama nuk do të dëshironte ta shkarkonte Xhafën, sepse preferon dorëheqjen e tij.

Por nuk do të hezitonte ta kryente shkarkimin nëse Xhafaj nuk do të bënte dorëheqjen. Ky është opinioni i “rrjedhur” nga qarqet shumë pranë Ramës dhe që ekziston mes shumicës së anëtarëve të maxhorancës. Madje një pjesë e atyre që kanë pasur problem me Xhafën shprehen haptas se “Rama mezi po pret ta largojë Xhafën”.

Ky opinion ekziston edhe mes shumë gazetarëve, pavarësisht se disa drejtues mediash bëjnë sikur e mbështesin Xhafajn, gjë që duket e bëjnë vetëm për të përfituar nga situata e vështirë e ministrit të Brendshëm.

Koha më e përshtatshme që Rama llogarit për dorëheqjen e Ramës është menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian në qershor për refuzimin e hapjes së negociatave me BE, vendim që Rama e di prej kohësh. Me këtë rast Rama do të linte të kuptonte, por pa u shprehur vetë, se ky vendim negativ erdhi jo vetëm nga balta e opozitës, por edhe nga dëmtimi që erdhi nga vëllai i Fatmir Xhafajt, ose më saktë nga paaftësia e Xhafës për të larguar vëllanë e tij Agron Xhafa nga trafiqet e drogës.

Kështu që qershori preferohet nga Rama për të detyruar Xhafën të japë dorëheqjen sepse Xhafa do të rezultonte pa mbështetjen e partnerëve; ky është një informacion që gjithnjë e më shpesh del nga goja e “besnikëve” të Ramës.

Xhafa duket se nuk ka shumë hapësirë për të manovruar. Atij i mbetet ose të ndjekë skenarin që i ka përgatitur Rama për të dhënë dorëheqjen pasi imazhi ti jetë shkatërruar plotësisht, e ndoshta ti kenë ndodhur edhe shumë goditje të tjera që nuk i imagjinon deri te aplikimi i ligjit anti-mafia që Rama mund ta nxiste të vepronte në këtë rast për të fituar pikë me ndërkombëtarët. Ose të kundërvepronte, duke ja lënë dorëheqjen sa më shpejt mbi tavolinë dhe shmangur në këtë mënyrë edhe rrënimin e imazhit të tij.

Thënë me qartë: Xhafaj është drejt dorëheqjes të detyruar dhe në kohë të përcaktuar nga Rama pas rrënimit të imazhit të tij ose shkarkimit nga Rama. Xhafës i mbetet të vendosë nëse do të bënte një dorëheqje të shpejtë, duke ju shmangur kurthit të Ramës, gjë që do të zvogëlonte  rrënimin e imazhit të tij.

Ose të vazhdonte të zhytej në kurthin e ngritur nga Rama.

Burimi: Syri.net

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com