loading...
Home * Ironi + * “Tranzicion m… me nder jush”

“Tranzicion m… me nder jush”

Tranzicion : Proçes ndryshimi që zhvillohet gjatë një periudhe kohe.


Ky term bën përjashtim për vendin tonë, Shqipërinë, për ne shqipëtarët. Ne kemi kohë që jemi në një autobus urbani që përshkruan një itinerar të caktuar me fanatizëm të habitshëm. Pa stacione ndalimi, e herë herë për të ndryshuar disi monotoninë ecim dhe mbrapa.

 
Shoferët e njohin mirë këtë rrugë, aq mirë sa e bëjnë dhe me sy mbyllur, fundja, ne pasagjerët mund të vritemi, ata vetë janë të siguruar.

 
Ndihemi mirë me ta.
Pa lëre pastaj fatorinot sa të sjellshëm që janë. Pagesën e biletës e bëjmë një herë në katër vite, atëherë kur bëjmë dhe llogaritë se sa herë i kemi rënë rreth e rrotull kësaj linje .

 

Meqë ra fjala , linja jonë quhet :

“Shqipëria po ndryshon në drejtimin e duhur për integrim”

Të mjerët ne…

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com