loading...
Home * Të vjetra * Stoli i Italisë, De Biazi “uron” Venturën!

Stoli i Italisë, De Biazi “uron” Venturën!

Xhani De Biazi dhe Europiani me Shqipërine. Një alkimi e cila është bërë tashmë “vula” e kuqezinjve… Në çdo emision sportiv, në çdo studio apo program, nuk mund të mos ketë pyetje mbi arritjen, të ardhmen dhe Europianin në Francë. Trajneri kuqezi, i ftuar si opinionit tek “Sky Sport”, për të komentuar finalen e Europa League, ku fitoi Sevilja, pasi mundi Liverpulin me rezultatin 3-1, është “ngacmuar” edhe për Europianin… dhe objektivat, sigurisht: “Objektivi është që të shkojmë në Francë, për të mos qenë turistë. Por, edhe pse jemi në një grup të vështirë, do të kërkojmë të shfaqim në fushë atë që kemi bërë edhe gjatë kualifikueseve. Pra, një skuadër të vëmendshme, që luan e ngjeshur në fushë dhe gati për t’u përballur çdo situatë”.

Por, sikurse Shqipëria, edhe për De Biazin është një debutim absolut… Sa i përket të ardhmes, tashmë mundësia e pankinës së Italisë ka rënë totalisht si mundësi, pasi Xhampiero Ventura i Torinos është pranë firmës. Ja se çfarë ka thënë 59-vjeçari mbi këtë mundësi: “Ndihem tejet i nderuar, së pari sepse Federata Italiane e ka mbajtur emrin tim në konsideratë. Por, e kam thënë edhe më parë: gjëja më e rëndësishme për mua në këto momente është që të përqendrohem vetëm te Kampionati Europian me Shqipërinë time. Sa i përket emrit të Venturës, nuk e di, por nëse është zgjedhur do të thotë se është në lartësinë e situatës dhe i uroj Venturës shumë suksese në stolin e Kombëtares Italiane”.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com