loading...
Home * Mesazh + * Dedikime * Shtëpia jonë

Shtëpia jonë

Dikush do jap shtratin, por unë do të të jepja një shtëpi!
E kupton?
Një shtëpi.
E di ç’do të thotë?

Do të thotë një puthje mirëmëngjesi kur sytë i ke ende të mbyllur e fytyrën ende të enjtur…!
Një kafe e ngrohtë para pune.
Një telefonatë në mes të punës kur je e stresuar vetem për të të thënë së ‘Të dua shumë e mezi pres të kthehesh’.
Një vrap që nga kuzhina drejt korridorit, ende me erën tënde në hundë, për të të pritur hovin tënd që të hidhesh në krahët e mija e të të puth me mall për çdo sekond që të pata larg…!
Një dreke ne tryeze plot dashuri e duke të pastruar gushën e përlyer me salcë.
Një pasdite e qetë duke parë një film.
Nje përqafim në divanin ku jemi ulur.
Këmbët e ngatërruara në shtrat, e një puthje për natën e mirë.
Fjalët ‘Fike dritën, është rradha jote’ para se të flemë të përqafuar.

E kupton tani?
E kupton nga ndryshon shtëpia???
Sa keq që ti nuk do të jem më shtëpia jote !

Autori: Pano Taçi

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com