loading...
Home * Lajme * Shqipëria e shqiptarëve.

Shqipëria e shqiptarëve.

Historia e kombit tonë e madhe dhe e bukur, njeh tek vetja e saj vetëm tradhëtarë. Nëse shikojmë historinë e popullit tonë mund të shihet mjaft qartë se tradhëtia e popullit tonë, ekziston që nga kohërat e lashta deri në ditë e sotme.

Një realitet i hidhur për fat të keq por që duhet pranuar.

Tradhëtia është kanceri më i madh që mund të ketë një komb dhe tradhëtia më e madhe, qëndron tek elita politike që e përçajnë atë.

Këta politikanë shpirt-zinjë për pak lekë, edhe nënën e tyre e shesin, po shesin tërë kombin për para. Kjo tradhëti akoma s’ka mbaruar, tradhëtia tek shqiptarët sot është në një shkallë të lartë dhe po bëhet nga lloj-lloj agjendurash anti-shqiptare.

Nëse analizojmë partitë aktuale shqiptare, vetëm njëra prej tyre shfaqet pozitive. Vetëm LSI ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshmte për tu ulur e zgjidhur problemet, pra për bashkim në interes të popullit. Dy partitë më të mëdha si PD dhe PS nuk morën dhe një vendim të vetëm së bashku si shqipëtarë për shqipërinë, në interesin e popullit, por kanë pasur qëllim vetëm përçarjen e tij, sikur janë armiq me njëri tjetrin.

Ndërsa tani për interesin e tyre të vetëm janë bashkuar për të luftuar dhe atë pak demokraci që ka ngelur.

Ka ardhur koha që shqiptarët do të ndërgjegjësohen për t’i dhënë fund këtij mallkimi dhe t’a sjellin paqen e vërtet në vendin tonë.

Ka ardhur koha që me mëndie të ftohtë të shkëputemi nga këto tradhëtarë, pasi interesi është i përbashkët, për një jetë më të mirë për vëndin tonë dhe fëmijët tanë.

Shkoni dhe votoni, jepuni mësimin tradhëtarëve, në ç’do moment mos harroni që “Drejtësia jeni Ju”.

 

Një e re por e vjetër, HISTORIA E PS —->

Historia e PS qe lindi nga Serbët dhe Rilindi nga Soros!

Tani LIVE në AntiSoros TV, DOSJER: Që nga 8 Nëntor 1941 e deri më sot!Historia e PS qe lindi nga Serbët dhe Rilindi nga Soros!

Posted by Altin Goxhaj on Monday, June 12, 2017

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com