loading...
Home * Të vjetra * Samsung do të furnizojë 60% të iPhonëve me ekrane Amoled

Samsung do të furnizojë 60% të iPhonëve me ekrane Amoled

Raportohet se kompania Apple është duke kërkuar që të ndërrojë ekrane nga LCD në OLED, duke filluar me modelin më të madh iPhone Plus.
Kompania Samsung, që ka linjën më të madhe të prodhimit të ekraneve AMOLED, thuhet se 60 për qind e ekraneve AMOLED të saj do të përdoren për Apple, transmeton Koha.net. Kompania ka bërë një investim të madh – mes 6.64 miliardë dollarë dhe 7.47 miliardë dollarë – me të cilin do të mund të rrisë kapacitetin e prodhimit në 45 mijë njësi në muaj në mënyrë që të plotësojë porosinë prej 100 milionë ekrane për vitin e ardhshëm.

Strategjia e burimit të shumëfishtë të kompanisë Apple nënkupton një kompani tjetër – LG, thotë një burim i brendshëm – do të ndërtojë rreth 30 për qind të ekraneve AMOLED. Furnizuesit e tretë (JDI dhe Foxconn) do të përmbushin pjesën e mbetur prej 10 për qind.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com