loading...
Home * Lajme * Investigim * Rilindja dhe Edi Rama zhduk mbetje kimike në shqipëri

Rilindja dhe Edi Rama zhduk mbetje kimike në shqipëri

1400 kontenierë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri, Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Edi Ramës.

Mediat italiane kanë hedhur dritë mbi një skandal ku është Shqipëria është në qendër të tij, e që ka të bëjë me importin e plehrave në Shqipëri. Sipas investigimit të një media italiane, bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tu ricikluar Maqedoni, por në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë.

Por shumica e kontenierëve nuk kanë mbërritur në Maqedoni dhe kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri. Sipas asaj që shkruan media italiane, kontenierët me mbetje janë zhdukur në doganën e “Qafë Thanës”.

Bëhet fjalë për lëndë kimike shumë të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Janë përdorur në dokumente si tranzit për në Shkup, por që nuk e kanë kaluar asnjehere kufirin shqiptar për në Maqedoni.

Këto kontenierë me lëndë kimike kanë sjellë në Tiranë dhe kreun e Prokurorisë së Antimafias italiane, Franco Robertti i cili ka pasur një takim me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla. Diskutimet për këtë hetim të nisur janë bërë në mënyrë të fshehtë. Mësohet se Prokuroria e Antimafias italiane ka nisur një hetim për qeverinë shqiptare, për lidhje me mafian italiane të plehrave.

Ky hetim ka përfshirë edhe zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën të ditur media italiane, përfaqësues të ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Shkup, janë bërë pjesë e këtij hetimi, në të cilin Maqedonia është duke bashkëpunuar.

Burimi: Hashtag.al

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com