loading...
Home * Lajme * Kronikë * Raporti i DASH: Shqipëria rekorde në burimet e drogës

Raporti i DASH: Shqipëria rekorde në burimet e drogës

Shqipëria mbetet një ndër vend burimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Europian. Ky është raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2016 mbi luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Në raportin thuhet  se vitin e kaluar pati shtim të plantacioneve me kanabis në vend, pavarësisht se autoritetet shqiptare raportuan rritjen e numrit të të arrestuarve dhe rasteve të shkatërrimit të plantacioneve me drogë.

Raporti thekson se kultivimi dhe përdorimi i kanabisit është i vetmi problem shqetësues,  ndërsa nuk ka të dhëna për nivelin e përdorimit të dorgërave të tjera përfshirë ato sintetike.

Në raport përmenden edhe shifrat e publikuara nga policia shqiptare të luftës kundër drogës, ku veçohet sekuestrimi i 30 tonëve kanabis vitin e kaluar dhe asgjësimi i rreth 2.5 milionë rrënjëve bimë narkotike.

Duke iu referuar Policisë së Shtetit, raporti thekson se janë sekuestruar 57 kilogramë
heroinë dhe 7.16 kg kokainë.

Ndërsa thuhet se numri i të arrestuarve për trafik droge në kufi  është 1,349 persona ndërsa nën hetim janë vënë 273 persona.

Vendet kryesore me të cilat trafikanët shqiptarë kanë marrëdhënie janë Italia, Greqia, Turqia dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, thekson raporti i DASH.

 

Burimi: Oranews.tv

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com