loading...
Home * Të vjetra * Puthen live në emision, Jul Deda kolegëve të ‘Fiks Fare’: Mos lejoni t’ju përdorin drejtuesit për të fituar audiencë

Puthen live në emision, Jul Deda kolegëve të ‘Fiks Fare’: Mos lejoni t’ju përdorin drejtuesit për të fituar audiencë

Puthja e dyshes Devis Muka dhe Dorian Ramaliu gjatë emisionit të mbrëmshëm “Fiks fare”, ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Ndërsa një reagim vjen edhe nga aktori i humorit Julian Deda, ku përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ata janë përdorur vetëm për të tërhequr audiencë, ndërsa këshillon kolegët të mos përdorën nga drejtuesit e tyre në këtë mënyrë.

“Dy çuna qe puthen ne buze vetem per tu bere te famshem, vetem per te fituar pak audience per nje emision televiziv, mund ti quash ose te perdorur deri ne fyerje ose mediatikisht te mjere. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapen shokut, me besoni per kete. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi te gjitha me shume, shume djerse te derdhur ne pune.

Ju lutem shume o çuna, mos lejoni askend, as drejtoret, as pronaret qe t’ju perdorin ne kete menyre. Eshte gjynah, qe njerezit qe kane lekun te mendojne per aktoret se jane ca budallej, me te cilet mund te besh gjithçka vetem per pak audience. Mos ja lejoni vetes nje gje te tille, nuk eshte nevoja. Publiku ju do me shume nese i dilni perpara me personalitet dhe pa hile.”, ka shkruar aktori në Facebook.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com