loading...
Home * Lajme * Kundër Informim * Po, na duhet një Republikë tjetër

Po, na duhet një Republikë tjetër

Në librin tim “Shoqëria Periferike”, botuar nga shtëpia botuese “Ora” në vitin 2004, kam kërkuar pas studimeve të mia të krijohet një republikë e re, e kisha numuruar, do të ishte republika e dhjetë, pas shpalljes së Pavarësisë! E keni në atë libër nga faqja 318 deri 338 te kapitulli me titullin “Republika e Dhjetë”.

Duhet ndryshuar sistemi politikë nga këmbët te koka, për një demokraci të re!
Po të ishte dëgjuar kjo thirrje atëhere nuk do të ishim endur duke humbur vite me “makinë” të prishur për të përfunduar në llucë e moçal!

Lulzim Basha ka shumë të drejtë që tani pranon se republika e tanishme është amorale, e korruptuar, dhe e ka përjashtuar shqiptarin nga pjesëmarrja dhe e përzë nga trojet e veta!
Pra, askush mos mendoj se e përkrah sloganin e tij sot për qendrim politik. Nuk kam anësi politike unë. Mua më intereson shkenca, qytetari dhe e vërteta.

Por, kur një politikan, i lindur dhe i rritur brenda kësaj republike të kalbur, sikurse Lulzim Basha, arrin në këtë përfundim, i bën thirrje qytetarëve të ndërtojnë një republikë tjetër sepse e sotmja na ka zënë përfund, unë nuk kam sesi mos e përkrah këtë platëformë politike që ai shpalos !

Kjo quhet “Rupure” ose “Disrupture” po deshët. Cfarë do të thotë? Ndarje me të kaluarën duke ndërprerë lidhjet me të! Pa mohuar ato që janë arritur! Anije e re! Le të hipi ai që ka vullnet, ka sy kritik, ka motivim, është i kthjellët që deputet nuk është për të marrë rroga të majme, dieta, pensione të privilegjuara duke ndejtur në kolltuk e ngrohur vezë, por duke i shërbyer popullit!

E sotmja na ka zënë përfund, puna është se çfarë forme do të kishte e reja!
Pacavurja që e quajmë Kushtetutë sot, duhet hedhur në kosh. E ka mbaruar punën e saj. Na duhet Kushtetutë tjetër!
Ende nuk kam dëgjuar se çfarë propozimesh ka zoti Lulzim Basha, por unë të hënën në mëngjes në ora 8°° do ta postoj duke e ribotuar një pjesë të tekstit tim të shkruar 13 vite më parë!

Pastaj do t’i veçoj propozimet e mia!

Miqtë e kësaj faqeje janë njohur pjesërisht me to këta dhjetë vjet që udhëtojmë sëbashku.
Sa mirë që konstatimi i dekadencës të demokracisë shqiptare tani artikulohet para popullit edhe nga një politikan. Kjo është meritë e Lulzim Bashës! Unë e përkrah. Nëpërmjet tij e ka pranuar heshturazi edhe grupi i deputetëve demokratë, pavarësisht se ende nuk flasin.

Përse heshtin politikanët demokratë për këtë platëformë të re politike për një Republikë të re!
Mos nuk u pëlqen as atyre kjo perspektivë politiko-juridike?
Por e duartroket populli anëmbanë vendit këtë ide. Poqese edhe politikanë të tjerë vijnë te kjo ide edhe ata i përkrah!
Nuk më intereson anësia politike, por qytetari, studimet shkencore dhe e vërteta!

 

Blog: Atran Fuga

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com