loading...
Home * Të vjetra * ‘Pizzadiet’, mund të dobësoheni edhe duke ngrënë përditë picë

‘Pizzadiet’, mund të dobësoheni edhe duke ngrënë përditë picë

Pica napolitane e ka ndihmuar shefin Pasquale Cozzolino-n – banues në New York, të humbasë 45 kilogramë në 5 muaj.

Pronari i restorantit “Ribalta”, i cili e ka bërë provën e parë te vetja, është bërë i famshëm për recetën e tij të dobësimit, #pizzadiet! Sekreti i suksesit? Maja e krijuar nga mielli i bluar imët, “5 stinët”, ujë dhe kripë deti, që u lanë të fermentohen për 36 orë.

“Pjesa më e madhe e restoranteve e fermentojnë brumin vetëm për 6 ose 8 orë”, – shprehet Cozzolino.

“Në të vërtetë është zgjatja e kësaj procedure ajo që eliminon pjesën më të madhe të sheqerit, duke lënë kështu vetëm karbohidrate komplekse, më të tretshme, me sens të lartë të ngopjes”, – shton ai.

“Dieta e mrekullive” sugjeron një picë në ditë të pasur me 540/570 kalori, perime, fruta dhe aktivitet fizik. Provojeni që ta besoni!

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com