loading...
Home * Lajme * Petrit Vasili tradhton ‘kryeministrin’ Meta: Ja sms për deputetët

Petrit Vasili tradhton ‘kryeministrin’ Meta: Ja sms për deputetët

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar vetëpërmbajtje nga ana e ministrave dhe deputetëve të partisë së tij, në lidhje me deklaratat për të bërë Ilir Metën kryeministër.

Këtë e ka treguar me anë të një mesazhi të drejtuar atyre nga Vasili, ku u kërkon të vetëpërmbahen këto ditë sepse “kryetari nuk është në Shqipëri”.

I/E nderuar.*

Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqëndrim nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime Meta President, Meta Kryeministër, etj.

Mesazhet tuaja duhet të përqendrohen në:

Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.

“Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre.

Përshëndetje Petrit Vasili.

Burimi: Syri.net

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com