loading...
Home * Lajme * Kundër Informim * Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë

Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë

Banorët e Zharrëzës janë përplasur me policinë për shkak se kërkojnë të ngrenë çadër përpara Ministrisë së Energjetikës në Tiranë.

Punonjësit e policisë nuk lejojnë ngritjen e çadrës me arsyetimin se nuk kanë marrë leje për protestë.

Protestuesit udhëtuan me këmbë nga Zharrëzi në Tiranë prej 4 ditësh, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimet e banesave të tyre të shkaktuara nga shpërthimet e kompanisë “Bankers”.

Më herët ata zhvilluan një takim me zv/Kryeministrin Niko Peleshi në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, por vet ministri Gjiknuri nuk ishte i pranishëm. Pas takimit, banorët thanë se biseda ishte pozitive, megjithatë deklaruan se nuk do të largohen deri sa të marrin personalisht aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet në banesa.

 

Burimi; Syri.net

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com