loading...
Home * Të vjetra * Paralajmërimi në Komisionin e Sigurisë; Pazaret e drogës do sjellin viktima, do jenë të shpejta

Paralajmërimi në Komisionin e Sigurisë; Pazaret e drogës do sjellin viktima, do jenë të shpejta

Rezultati suprizë i zgjedhjeve në Dibër ka shtuar tensionin brenda opozitës, e cila po e akuzon mazhorancën se i bleu zgjedhjet me paratë e parcelave të kanabisit. Një deklaratë e fortë në lidhje me këtë ishte edhe ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, sot në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima shumë shpejt.

“Nuk ka parcelë që nuk monitorohet nga punonjës policie të armatosur. Kam parë në Dibër shefin e komisariatit që kërcënonte qytetarët se kërkonin ujë për të vaditur arat, sepse ujin e donte për hashashin.

Pazaret e drogës do kenë viktima, dhe pasojat do jenë të shpejta. Këtë e bën vetëm Edi Rama”. Noka është shfaqur edhe si dëshmitar i asaj që ka parë në Dibër. “Policia vjel taksën 30%. Policia gjen farën, ka dhënë kontribut në mbjellje tani edhe në vjeljen.

Kam parë Agën që kishte mbjelle 12 dynym në fshatin e vet. Keni çuar policinë në parcelat që s’kanë paguar 30%. Kush paguante nuk e preknit. Ky është shteti që po ndërtoni, është shtet kriminal”, tha deputeti i PD-së, ish-ministër i Brendshëm.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com