loading...
Home * Lajme * Nga “Drejtësia” te ndarja e PS-LSI/Manjani: Meritat dhe roli i rrallë i PD-së

Nga “Drejtësia” te ndarja e PS-LSI/Manjani: Meritat dhe roli i rrallë i PD-së

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani, ka folur për meritat e Partisë Demokratike, në një studio televizive.

Manjani nisi që me konsensusin e 21 korrikut për reformën në drejtësi, duke e cilësuar sjelljen e PD të rrallë dhe mjaft profesionale.

Më tej, ish-ministri i Drejtësisë renditi dhe një sërë meritash të PD gjatë qëndrimit të saj në çadër.

“Në ngjarjet e reformës në drejtësi PD ka luajtur një rol mjaft profesional, rrallë e bën një parti sjelljen që bëri PD. Ishte meritë e PD rreshtimi më 21 korrik. PD arriti të provokojë ndryshimet në qeveri. Doli që çështja e drogës nuk ka qenë pa gjë. U shpërbë për 24 orë kupola e policisë dhe kjo është meritë e çadrës. PS dhe LSI zyrtarisht nuk janë bashkë dhe kjo është meritë e PD. Solli në vëmendjen ndërkombëtare të vërtetën, që në Shqipëri ka një krizë. PD reflektoi duke u distancuar nga qëndrimet ekstreme. PD sigurisht që ka nevojë për pak kohë për të hyrë në zgjedhje dhe i duhet dhënë ky shans tani”, deklaroi Manjani.

 

Burimi: Citynews.al

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com